Si me shoferin e Xhafajt: tragjedi në rezidencën Berlusconit, vret veten roja i ish-kryeministrit

Mos i humb

Një tragjedi e ngjashme si me shoferin e ministrit Xhafaj ka ndodhur në Romë, pikërisht në Pallazo Grazioli, rezidencën kryeqytetase të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Enrico De Mattia, 25 vjeç, kaporal me gradë, pjesëtar i regjimentit ushtarak të Sardegna-s dhe pjesë e eskortës së Berlusconit, ka hyrë në banjo dhe ka qëlluar vetem me pistoletë duke i dhënë fund jetës.

Ushtria ka nisur menjëherë një hetim dhe ka bërë të ditur për ANSA-n se sipas të dhënave paraprake mësohet se shaku ka qenë problemet sentimentale; por ende nuk ka një variant zyrtar.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë i ka kërkuar mediave të mos spekulojnë për të rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjarëve të ushtarit të ndjerë.

Gjenerali Salvatore Farina ka shprehur ngushëllimin për familjen e të ndjerit, duke shkuar vetë në shtëpinë e kaporalit për të shprehur respektin dhe dhimbjen e Forcave të Armatosura.

Ngjarja mësohet se ka shokuar ish-kryeministrin Berlusconi, të cilin po e ndjekin vazhdimisht problemet dhe fati i keq.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, ish-kryeministri është shkrehur në vaj dhe ka dashur që vetë të lajmëronte familjen, por eprorët e 25-vjeçarit i kanë bërë të ditur se këtë detyrë e ka ushtria. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit