Si mund ta largoni dhimbjen e kokës në mënyrë natyrale?

Mos i humb

Dhimbja e kokës prek një numër të madh të personave në botë. Kjo Dhimbja e arrin kulmin mes moshës 30-39 vjeç.

Personat që kanë probleme me dhimbjen e kokës në mënyrë kronike, ‘ngushëllimin’ e kanë gjetur tek ilaçet e panumërta që i kanë konsumuar.

Për largimin sa më të shpejt të dhimbjes së kokës, Kosova Post ju sjell disa metoda natyrale të cila ju shkëpusin nga barnat farmaceutike.

Uji

Konsumimi i ujit në sasi më të madhe ju mundëson që të jeni një hap më larg nga dhimbja e kokës .

Limoni

Limoni është njëri prej pemëve  që ndikon më së shumti në largimin e dhimbjes së kokës. Këshillohet që të merrni pak ujë të vakët dhe të përzieni me lëng limoni.

Copa akulli

Akulli ndikon në qarkullimin e gjakut, kështu që nëse vendosni një cop akull ku keni më shumë dhimbje, mund të jetë një zgjidhje e shpejtë për qetësimin e dhimbjes.

Gjethe manteje

Një zgjidhje e zgjuar për largimin e dhimbjes së kokës është lëngu i cili përgaditet nga gjethet manteje. Për përgaditjen e tij nevoitet një gotë me ujë të nxehtë dhe një lugë me gjethe manteje të cilën mund ta konsumoni pas 10 minutave./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit