Si Të Përgatisni Uthull Molle Në Kushtet e Shtëpisë

Mos i humb

Uthulla e mollës është një aleate e rëndësishme e shëndetit.

Ajo përgatitet nëpërmjet fermentimit dhe është shumë e pasur me fosfor, magnez, kalium dhe kalçium.

Uthulla e mollës rekomandohet kundër një sërë problemesh shëndetësore dhe është veçanërisht e mirë për shëndetin e lëkurës.

Këto përfitime i atribuohen uthullës organike, të cilën ju mund ta përgatisni fort mirë dhe krejt lehtë edhe në kushtet e shtëpisë.

Si Të Përgatisni Uthullën e Mollës Në Kushtet e Shtëpisë

Për përgatitjen e uthullës së mollës në kushtet e shtëpisë ju nevojiten:

Një kavanoz qelqi 1 litërsh bosh

Mollë të mjaftueshme për të mbushur ¾ e kavanozit,

2 çaji lugë sheqer,

Ujë,

Përgatitja:

Lajeni kavanozin me ujë të nxehtë dhe lëreni të thahet natyralisht.

Mbushni ¾ e tij me copa molle bashkë me lëkurat.

Treteni sheqerin në një filxhan me ujë dhe më pas hidheni mbi mollë.

Sipas nevojës shtoni edhe pak ujë deri sa të mbulohen të gjitha mollët.

Përdorni një gotë të vogël qelqi për të shtyrë mollët në fund të kavanozit sepse ekspozimi në ajër i tyre do të nxisë formimin e mykut.

Më pas kavanozin mbulojeni me një napë të pastër pambuku dhe lidheni fort me një llastik.

Kavanozin mbajeni në një vend të errët në temperaturë ambienti për rreth 3 javë.

Atë duhet ta kontrolloni herë pas here për tu siguruar që mollët janë tërësisht të zhytura në lëng.

Pas tre javësh, ato do të kenë lëshuar një aromë të ëmbël.

Pasi ta kulloni, lëngun hidheni sërish në kavanoz dhe mbajeni në një vend të errët për 3-4 javë të tjera duke e përzer herë pas here.

Kur uthulla të ketë përfituar athtësinë karakteristike, mund ta hidhni në një kavanoz tjetër dhe ta mbyllni me kapak.

Në sipërfaqe të uthullës do të jetë formuar lënda e trashë që ndryshe njihet si ‘nëna” me të cilën mund të prodhoni më shumë uthull.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit