Sigmar Gabriel nuk do të jetë në qeverinë e re gjermane

Mos i humb

Ministri i deritanishëm gjermani i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, ka njoftuar në rrjetet sociale se nuk do të jetë anëtar i qeverisë së re.

Gabriel të enjten informoi opinionin se rreth këtij vendimi është informuar nga krerët e Partisë Socialdemokratike (SDP) dhe shprehu mirënjohje se me vite i ka shërbyer shtetit dhe partisë në funksione udhëheqëse.

“Andrea Nahles dhe Olaf Scholz, më informuan sot se nuk do të kem një pozicion në qeverinë e re”, shkruan Gabriel, duke shtuar se do të mbetet anëtar i parlamentit gjerman.

Gabriel, zëvendës i kancelares gjermane që nga viti 2013, është një nga politikanët më të njohur gjermanë që kur mori detyrën si shef i diplomacisë në vitin 2017. Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2017 ai ishte kryetar i partisë.

Socialdemokratët javën e kaluar, pas krizës disa mujore, ranë dakord për një koalicion me Angela Merkel, e cila do të rizgjidhet si kancelare e Gjermanisë për herë të katërt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit