Simiç flet për integrimin e Veriut, ja çfarë paralajmëron!

Mos i humb

Serbët e Mitrovicës Veriore nuk do të pranojnë integrimin e detyruar me Mitrovicën Jugore, kështu është deklaruar nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç duke komentuar iniciativën për bashkimin e qytetit në Ibër.

“Serbët e pjesës veriore të Mitrovicës nuk pranojnë integrimin e dhunshëm në çfarëdo sistemi, sepse askush nuk dëshiron që diçka të mirë ta ndërrojë me diçka që nuk funksionon”, ka thënë Simiç për TV.

Sipas tij, pjesa veriore e Mitrovicës është “digë e depërtimit të ekstremistëve”, që nga viti 1990 e deri më sot, dhe kështu është mbrojtur komuna e Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveçanit dhe potencialin natyror Trepçën dhe Gazivodën”, ka thënë Simiç.

“Në pjesën veriore nuk ka asnjë ekonomi. Trepça e cila ka mbetur në veri , funksionon normalisht, kjo është firma solovente të cilën e menaxhon një serb, i cili pagat e punëtorëve i paguan nga fitimet e veta”, tha Simiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit