Siri, 10 të vdekur nga sulmet në spital dhe shkolla në Idlib

Mos i humb

Dhjetë persona humbën jetën si pasojë e sulmeve të avionëve ushtarak të Rusisë në një spital të zbrazur dhe dy shkolla në “zonën jokonfliktuale” në Idlib të Sirisë.

Në deklaratën për AA, Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Moustafa Haj Youssef, tha se forcat ajrore të Rusisë vazhdojnë me sulmet intensive drejt Idlibit.

“10 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të avionëve luftarak rus në një spital dhe dy shkolla në fshatin Mishmishan të Xhisr Esh-Shugur. Janë plagosur të paktën 15 civilë në mesin e të cilëve gjenden edhe pjesëtarë të Mbrojtjes Civile”, u shpreh Youssef.

Ai poashtu theksoi që vazhdojnë sulmet e pandërprera mbi tërë provincën dhe shtoi se pezullimi i mësimit në shkolla dhe zbrazja e spitalit pas sulmeve të para, kanë parandaluar një masakër më të madhe.

Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë thënë se vazhdojnë sulmet ajrore dhe se mund të rritet numri i të vdekurve.

Nga ana tjetër, Ebu Bahir, nëpunës në observatorin ajror të opozitarëve tha: “Në orët e drekës, avionët luftarak të Rusisë të tipit Su35 fluturuan nga baza Himejmim në Latakia dhe kryen sulme mbi spitalin dhe shkollat e Xhisr Esh-Shugur.”

“Zona jokonfliktuale” në Idlib është shënjestër e sulmeve të intensifikuara ajrore në dy muajt e fundit.

Guta Lindore dhe Idlibi në takimin e Astanas më 4-5 maj të vitit të kaluar u shpallën si “zona jokonfliktuale” nga Turqia, Rusia dhe Irani./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit