Siri, autokolona e evakuimit nga Yermuku mbërrin në Bab

Mos i humb

 

 

Autokolona e parë e evakuimit nga kampi sirian Yermuk me 1.643 persona mbërriti në Bab.

Në pajtim me marrëveshjen e 29 prillit, e cila në kampin Yermuk u arrit mes grupeve kundër regjimit Hyat Tahrir al-Sham dhe regjimit, dje filloi evakuimi. Autokolona e parë arriti në Bab të Sirisë.

Kampi Yermuk, që gjendet rreth tetë kilometra larg Damaskut, shtrihet në 16 kilometra katrorë dhe në të kryesisht jetojnë refugjatë palestinezë.

Një pjesë prej tetë kilometrave katrorë e kontrollon DEASH-i, ndërsa një pjesë prej shtatë kilometrave Ushtria e Lirë Siriane (ULS). Pjesën tjetër në veri të kampit, e vendosur mes rajonit nën kontroll të DEASH-it dhe regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, e kontrollon Hayat Tahrir al-Sham.

Në Bab mbërritën 31 autobusë në të cilët gjenden anëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe familjet.

Pritet që nga Yermuku të evakuohen rreth 17.000 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit