Siri, autokolona e tetë e evakuimit arriti në Hama

Mos i humb

Autokolona e tetë e evakuimit nga Guta Lindore, e cila është nën rrethimin e regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Assad dhe mbështetësve të tij, ka arritur në Hama.
Reporteri i AA-së në Gutën e Lindore njoftoi se ka vazhduar evakuimi nga Irbini, Zamalka dhe Ein Tarm, që i takojnë Gutës Lindore.

Autokolona e tetë me 80 autobusë transporton 5.282 persona mes të cilëve janë persona të sëmurë, të plagosur si dhe pjesëtarë të opozitës. Pritet që autokolona nga Hama të niset drejt kampeve të përkohshme të refugjatëve në periferi të Halepit dhe Idlibit.

Numri i njerëzve, të cilët gjatë evakuimit të dhunshëm të nisur javën e kaluar braktisën Gutën Lindore është të paktën 30 mijë. Teksa nga njëra anë zgjat evakuimi nga disa zona, qarku Duma që i takon Gutës Lindore ende është nën rrethim.

Regjimi i Assad-it dhe mbështetësit e tij me mbështetje të Rusisë nga ajri më 19 shkurt filluan operacionin për të marrë Gutën Lindore që është nën kontroll të opozitës. Që atëherë janë kryer shumë sulme mbi rajonin ku jetojnë rreth 400 mijë civilë.

Shumë civilë humbën jetën dhe sulmet e intensifikuara detyruan civilët të mbrohen në bodrume dhe strehimore nëntokësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit