Avionët luftarak të Turqisë kanë kryer një operacion ajror kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste YPG/PKK, të cilët pas operacionit “Dega e Ullirit” janë fshehur në zonën malore të Afrinit.
Gazetari i Anadolu Agency (AA) në Afrin, raporton se Forcat e Armatosura Turke (TSK) kishin vërejtur një grup terroristësh të YPG/PKK-së në rajonin malor Raxhu, në veri të Afrinit.
Pas kësaj, avionët luftarak të TSK-së, kanë kryer një sulm mbi cakun e dhënë.
Operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin nisi më 20 janar në përputhje me të drejtat e Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
Më 18 mars TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) çliruan Afrinin, ndërkohë që kanë vazhduar aktivitetet për pastrimin e plotë të terrenit nga prania e pjesëtarëve të YPG/PKK-së të cilët janë fshehur në zonat malore.