Siri mbi 40 civilë të vrarë në një sulm nga PKK/YPG terroriste

Mos i humb

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se të paktën 40 civilë, duke përfshirë 11 fëmijë, janë vrarë në sulmin terrorist të YPG/PKK-së në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

“Të paktën 47 të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në qendër të qytetit Afrin, i cili u krye duke përdorur një cisternë karburanti të montuar me bombë”, njoftuan nga ministria në rrjetin social Twitter.

Shumë ndërtesa u dëmtuan në rrugën Raju ku shpërtheu cisterna e karburantit, ndërsa personeli mjekësor i dërgoi të plagosurit në spitalet në qendër të Afrinit.

Në janar të vitit 2019, Turqia nisi operacionin e madh ushtarak “Dega e Ullirit” për të pastruar Afrinin nga elementet terroriste të YPG/PKK-së dhe në muajin mars të atij viti e çliroi Afrinin.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme kundërterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori dhe për të mundësuar zgjidhjen paqësore të vendasve, gjegjësisht operacionin “Mburoja e Eufratit” në vitin 2016, “Dega e Ullirit” në vitin 2018 dhe “Burimi i Paqes” në vitin 2019.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit