Siri, në sulmet e regjimit të Asadit humbën jetën 4 civilë

Mos i humb

Të paktën 4 civilë nga të cilët 3 fëmijë e kanë humbur jetën në sulmet artilerike në qendrën e qytetit Idlib të Sirisë nga forcat e regjimit të Asadit të mbështetur nga Rusia të cilët injorojnë marrëveshjet e Astanas dhe të Soçit (AA).

Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit të Asadit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane, në orët e natës kryen sulme intensive artilerike ndaj qendrës së Idlibit dhe zonave përreth tij të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve në veriperëndim të vendit.

Sipas të dhënave të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha), mësohet se në bombardime kanë humbur jetën 4 civilë nga të cilët 3 fëmijë. Pasi ekipet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, nxorrën të plagosurit nga rrënojat dhe i dërguan në qendrat shëndetësore.

– Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, me përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre. Dhe pas kësaj ato i intensifikuan sulmet në Idlib.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarrë në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milionë e 942 mijë persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit