Siri, neutralizohen 8 terroristë në Afrin

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar tetë terroristë në veriperëndim të Sirisë. Terroristët tentuan t’u afrohen forcave turke me qëllim për t’i sulmuar.

TSK të shtunën nisi operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit, në veri të Sirisë, qëllimi i së cilës është eliminimi i elementeve terroriste PYD/PKK dhe DEASH, që edhe më tej zgjat.

Në konfliktin që ndodhi pasi terroristët e PKK/PYD/YPG, mbrëmë u përpoqën t’u afrohen dhe sulmonin pjesëtarët e TSK-së, tetë terroristë u neutralizuan.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), veçmas të atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014)./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit