Siri, regjimi pretendon se ka parandaluar një sulm izraelit

Mos i humb

 

Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri pretendon se në perëndim të kryeqytetit Damask ka parandaluar një sulm të “dronëve izraelitë”.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA, pretendohet se mbrëmë sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar një objektiv të paidentifikuar në perëndim të Damaskut, duke parandaluar sulmin.

SANA nuk dha detaje në lidhje me incidentin, por disa media të afërta me regjimin pretenduan se sistemet e mbrojtjes në rajonin Katana të Damaskut kanë shkatërruar dy “dronë” të Izraelit.

Lidhur me çështjen ende nuk ka deklaratë nga Izraeli.

Izraeli gjatë 3 muajve të fundit ka kryer sulme ndaj pikave të regjimit në Homs, Kunejtra, Dera dhe Damask të Sirisë si dhe ndaj pikave ushtarake iraniane, mbështetëse të regjimit.

Forcat e regjimit në fillim të muajit të kaluar morën nën kontroll kufirin me Jordaninë dhe më pas iu drejtuan kufirit me Izraelin.

Javën e kaluar forcat e regjimit morën nën kontroll pjesën në anën e Sirisë të vijës së përcaktuar me marrëveshjen për armëpushim të vitit 1974 ndërsa opozitarët ishin evakuuar në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit