Siri, vazhdojnë evakuimet nga Homsi Verior

Mos i humb

 

Vazhdojnë evakuimet e detyrueshme nga Homsi Verior që gjendet nën rrethimin e regjimit të Bashar al-Asadit në Siri.

Autokolona e tretë e cila bart personat të cilët janë detyruar të zhvendosen nga rajoni në fjalë për shkak të sulmeve intensive të regjimit dhe kushteve të rrethimit, arriti në qytetin e Idlibit dhe në zonën rurale perëndimore të Halepit.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Idlib, autokolona e tretë e evakuimit e cila është nisur nga rajonet nën rrethimin e regjimit dhe të përkrahësve të tij në Homs dhe në zonën rurale veriore të saj dhe që bart 3.500 persona pas mesnatës ka hyrë në fshatin Kalaja e Madikut në qytetin Hama.

Banorët e Homsit më pas vendosen në qendrat e përkohshme të banimit, kampet e refugjatëve, xhamitë dhe shkollat në zonën rurale perëndimore të Idlibit dhe të Halepit. Me autokolonën e fundit numri i të evakuuarve nga Homsi Verior ka arritur në më shumë se 9.000 persona.

Gjendja e evakuimit nga Homsi

Evakuimet e detyrueshme nga Homsi filluan javën e kaluar, pas negociatave mes opozitarëve dhe regjimit sirian me ndërmjetësim të Rusisë.

Një sipërfaqe prej 592 kilometrash katrorë e kontrolluar nga opozitarët në veri të Homsit mbahet nën bllokadë prej pesë vitesh. Në rajon jetojnë mes 200-250 mijë njerëz.

Rajoni ishte vendosur në kuadër të zonave të deeskalimit përmes marrëveshjesve të Astanas në maj të vitit 2017 nga Turqia, Rusia dhe Irani. Megjithatë, pas marrjes së kontrollit mbi Gutën Lindore, regjimi sirian ka nisur me sulme intensive në këtë rajon dhe në kampin Jermuk.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit