Sirianët e strehuar në Turqi ëndërrojnë për një “Siri pa terror”

Mos i humb

Sirianët, të cilët janë strehuar në Turqi për shkak të luftës civile në vendin e tyre dhe të cilët nuk mund të kthehen për shkak të presionit të ushtruar nga organizata terroriste PKK/PYD, ëndërrojnë për ditën kur atdheu i tyre do të pastrohet nga terroristët

Ndërkohë, 30 mijë të strehuar, shumica e të cilëve janë kurdë nga provincat Ayn el Arap (Kobani) dhe Munbixh të qytetit të Halepit, vazhdojnë jetesën në qytetin e tendave të vendosur në provincën Suruç nga Autoriteti për Menaxhim me Urgjenca dhe Kriza pranë Kryeministrisë së Turqisë (AFAD).

Familjet siriane, të cilat me kartelat e dhëna furnizohen në dyqane, me ushqimet e blera mund të përgatisin gjellët e tyre. Nga ana tjetër, fëmijët të cilët vazhdojnë shkollimin në kamp, por që mund edhe të luajnë me bashkëmoshatarët e tyre, janë të lumtur që gjenden në vend të sigurt.

Sirianët e dëmtuar nga lufta, të cilët e falënderojnë Turqinë për mundësitë e ofruara, për shkak të presioneve të ushtruara nga organizata terroriste PKK/PYD nuk mund të kthehen në vendin e tyre edhe pse nuk ka luftime.

Të strehuarit, të cilët ëndërrojnë ditën kur atdheu i tyre do të pastrohet nga terroristët, reaguan ndaj përpjekjeve të SHBA-ve që në “kamuflimin e PYD/PKK” të krijojë një ushtri të përbërë nga Forcat Demokratike Siriane (FDS).

Umye Mexhid, e cila pasi ishte e detyruar të migrojë nga Munbixhi, është strehuar në Turqi me bashkëshortin, vajzën dhe foshnjën e ardhur në jetë para disa ditësh. Ajo, e cila në tenda përpiqet të vazhdojë jetën, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se i mungon shumë vendi i saj dhe se pret realizimin e paqes atje.

Duke theksuar që gjatë luftës i është shkatërruar shtëpia dhe se shumë të afërm të saj kanë humbur jetën, Mexhid shtoi: “Fillimisht ikëm nga përleshjet në Halep, dhe erdhëm në Munbixh e pastaj atë e okupoi PYD. Nën presionin e tyre u detyruam të braktisim edhe vendin tonë. Këtu jemi afro dy vite. Falë Zotit jemi rehat. Këtu na trajtojnë shumë mirë, megjithatë përkundër të gjitha bukurive, sigurisht që duam të kthehemi në vendin tonë. Tani për tani kjo nuk duket e mundur pasi në shumë vende të kufirit gjendet PYD. Të gjithë i dinë veprimet e këqija që bëjnë ata dhe vështirësitë që u shkaktojnë atyre të cilët nuk janë si ta. Për tu kthyer në shtëpi, njerëzit duhet të kalojnë nëpër rajonet e PYD-së. SHBA-të me fjalë thonë që janë kundër Asadit për shkak të dhunës që ka ushtruar ndaj njerëzve, megjithatë e mbështesin në të gjitha mënyrat PYD-në e cila po vazhdon në të njëjtën rrugë me të. Nuk mund ta kuptojmë këtë.”

Iku për të dytën herë nga presioni i PYD-së

Heysem Ammura, i cili në tenda kryen detyrën e mësuesit, tha se ashtu si shumë vendas të tij të Ayn El Arap-it, edhe ai ka ikur dhe është strehuar në Turqi pas përleshjeve mes DEASH-it dhe PYD-së.

Pas tërheqjes së DEASH-it, Ammura tregoi që është kthyer sërish në vend megjithatë për shkak të aplikimeve të këqija të PYD-së, është detyruar përsëri të lërë shtëpinë e tij.

“Të gjithë e dimë se janë çliruar vende të shumta si Xherablusi me ‘Mburojën e Eufratit’. Kur bisedojmë me të njohurit tanë atje, dëgjojmë që janë të qetë. Ne shpresojmë që Turqia do të bëjë aktivitetet e njëjta edhe në rajonet e tjera. Duam dhe presim që edhe vendet si Idlibi, Munbixhi dhe Ayn el Arap-i të pastrohen nga PYD dhe DEASH-i. Duam të kthehemi në shtëpitë tona, dëshirojmë që kjo të realizohet sa më parë sepse kur të çlirohet ai vend, shumë sirianë do të kthehen në vend. Ka një kohë të gjatë që PYD armatoset me mbështetjen e SHBA-ve dhe disa shteteve të tjera. E dimë që në vendet si Afrin, Munbixh dhe Ayn el Arap, PYD i detyrojnë njerëzit të migrojnë dhe i trajtojnë keq. Prandaj duam që kjo ushtri të shkojë.”

Edhe Evin el Mustafa i ardhur nga Ayn el Arap, duke theksuar që nuk mundën të kthehen në vend për shkak të veprimeve të organizatës terroriste PKK/PYD, pohoi se është i shqetësuar që edhe përkundër kësaj, SHBA-të e mbështesin këtë organizatë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit