Sisi kërkon “forcë të pamëshirshme” për arritjen e sigurisë në Sinai

Mos i humb

Presidenti i Egjiptit, Abdulfetah es-Sisi, pas sulmit ndaj xhamisë në qytetin Arish në Gadishullin e Sinait, ku humbën jetën 309 persona, ka udhëzuar forcat e rendit të përdorin “forcë të pamëshirshme” për ofrimin e sigurisë në rajon.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e Mevludit, ditëlindjes së Profetit Muhamed, në Ministrinë e Vakëfeve, Sisi tha se shteti është i vendosur që të bëjë të duhurën ndaj secilit që e kërcënon stabilitetin dhe sigurinë e shtetit.

Ai ka udhdëzuar ushtrinë dhe policinë të përdorin “forcë të pamëshirshme” për ofrimin e sigurisë në Sinai.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Muhammed Ferid, i cili ishte i pranishëm në ceremoni sinjalizoi përmes një përshëndetjeje ushtarake se udhëzimi do të përmbushet menjëherë.

Në ceremoni po ashtu u mbajt një minutë heshtje për viktimat e sulmit ndaj Xhamisë Ravda.

Në krahinën e Sinait, e cila nodhet në verilindje të Egjiptit, në katër vitet e fundit kanë ndodhur incidente intensive terroriste. Së fundi, 309 persona humbën jetën të premten e kaluar si pasojë e sulmit ndaj Xhamisë Ravda në qytetin Arish./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit