“Sistemi shëndetësor në kolaps”, Basha ngre alarmin: Neglizhenca e qeverisë kriminale, ka vetëm propagandë

Mos i humb

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se sistemi shëndetësor, sa i takon përballimit të pandemisë, është në kolaps. Basha solli në vëmendje shkrimin e një ditë më parë të Zërit të Amerikës, ndërsa apeloi Ramën të marrë përgjegjësitë.

“Shqipëria u gjet e papërgatitur në periudhën e parë, por koha e kaluar nga ai moment nuk ka shërbyer asnjë grimcë që qeveria të nxjerrë mësimet e duhura. Sot që flasim, nga burimet e brendshme të spitaleve Covid 1 dhe Covid 2, kapacitetet e tyre për të trajtuar të sëmurët janë të shteruara.

E mbani mend inaugurimin me bujë të spitalit Covid 3. Cfarë po bëhet? S’ka asnjë investim. S’ka Covid 3 ka vetëm propagandë. Ajo që paralajmëruam prej dy javësh, po ndodh. Sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit. Kolapsi është realitet, s’është më paralajmërim.

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

#LulzimBasha #LIVE – Ngjarjet e sotme në Ballsh tregojnë braktisjen e plotë nga qeveria dhe heshtje totale për t'iu përgjigjur kërkesave të drejta për bukën e fëmijëve.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 13. Oktober 2020

Dje folëm për ekonominë, për një krizë të rëndë që ka përfshirë cdo sektor të ekonomisë e që po rëndon mbi jetën e shqiptarëve. Sot, flas për diçka edhe më akute, për shëndetin. Ndërsa e gjithë bota, rajoni  e vendet fqinje, kanë kaluar javët e muajt e verës për t’u përgatitur për një përballje të dytë, i vetmi që s’ka marrë asnjë masë, është Edi Rama.

I është rikthyer ritualit të dërrdëllitjeve, po sa i përket Covidit- ka vetëm një fjalë, ‘Vini maskën!’. Nuk ka asnjë plan. Ka njofotuar paketën e tretë po nuk ka paketë të tretë. Ka braktisur detyrën elementare të qeverisë , mbrojtja e shëndetit të njerëzve.  Sot, është Zëri Amerikës që e thotë se infektimet janë rritur e testimet kanë rënë. Kjo është neglizhencë kriminale, është për ndjekje penale. Do ketë kohë edhe për këtë. Të lerë bredhjet si Robert Camcakëzi nëpër kantjerë e të marrë përgjegjësitë.” u shpreh Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit