S’ka paga për punëtorët e Postës, paralajmërohen greva

Mos i humb

Punëtorët e Postës sërish mund t’i mbyllin zyrat postare dhe të mos ofrojnë asnjë shërbim të vetëm për qytetarët nëse Qeveria e Kosovës nuk ua mbulon humbjet financiare në vlerë prej 5 milionë eurosh siç po kërkon menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje. Sindikalistët paralajmërojnë greva.

Takimi i Sindikatës së Kryesisë së Postës së Kosovës të mërkurën pritet t’i japë një zgjidhje krizës aktuale në këtë ndërmarrje. Përfaqësuesit e Sindikatës së kësaj ndërmarrjeje nuk i mohojnë grevat si opsion për t’i realizuar kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës (SPP), Etrit Hoti, ka konfirmuar, se në takimin e së mërkurës me Kryesinë Sindikale pritet të dalin me një qëndrim rreth gjendjes, gjersa nuk ka përjashtuar mundësinë e grevës së serishme.

“Të mërkurën, në orën 09:00, e kemi takimin e Kryesisë. Do të dalim me një qëndrim sindikal. Greva nuk përjashtohet, as reagimet sindikale. Nesër detajisht do t’ju informojmë. Pa e marrë qëndrimin e Kryesisë nuk di çka të them”, ka paralajmëruar kryetari i SPP-së. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit