Skenderaj, shpërndahen 164 bursa për studentë

Mos i humb

Në Skenderaj në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Komuna, janë ndarë 164 bursa për studentë në vlerë të 82 mijë eurove.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, i ka nënshkruar marrëveshjet me studentët, ai tha se me kënaqësi e bëri këtë gjë, pasi sipas tij janë duke u ndihmuar studentëve të ngritën profesionalisht.

“Ky është projekti më i suksesshëm që kemi realizuar, së bashku me përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë, të cilët i falënderoj për mirëkuptim dhe bashkëpunim të shkëlqyer, rezultat i të cilës janë 82 mijë euro bursa për 164 studentë”.

“Për këtë qëllim, 50 mijë euro i kemi ndarë nga buxheti i Komunës, kurse bizneset kanë ndihmuar me 32 mijë euro”, shkruan Jashari në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit