Skrapar/ Kapet kamioni që transportonte pllaka guri dekorative, procedohen 6 persona

Mos i humb

Policia e Skraparti ka mundur të ndalojë dhe sekuestrojë një kamion që ishte i mbushur me pllaka guri dekorative dhe që dyshohet se ishin nxjerrë në Malin e Tomorrit duke dëmtuar habitatin e tij. Si rezultat janë proceduar penalisht 6 persona.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar, në kuadër të planit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit, proceduan penalisht shtetasit A.S., 30 vjeç, F.M., 26 vjeç, G.K., 40 vjeç, I.Q., 43 vjeç., K.K., 39 vjeç dhe Sh.K., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se këta shtetas po transportonin me një mjet kamion, pllaka guri dekorative të cilat dyshohet të jenë mxjerr në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit, duke dëmtuar habitatet natyrore të saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, dëmtim të zonave të mbrojtura, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Berat fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit