Smith: Zbatoni rekomandimet e OSBE-ODIHR-it

Mos i humb

Zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, Demian Smith deklaroi sot se, “zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme në përputhje me standardet zgjedhore të Shqipërisë, është jo vetëm përgjegjësi e qeverisë dhe partive politike, por edhe e votuesve”.

Në konferencën me temë “Mbrojtja e integritetit zgjedhor”, Smith u ndal tek problematikat e evidentuara në zgjedhjet e kaluara.

“Pas zgjedhjeve të prillit 2021 mbajtëm shënim vërejtjet e OSBE-ODIHR-it, ku kishte jo vetëm aspekte të mira, por edhe problematike si shitblerja e votave apo keqpërdorimi i të dhënave personale.

Ne vazhdojmë të inkurajojmë institucionet shtetërore, partitë politike, që të vënë në zbatim rekomandimet e OSBE-ODIHR-it”, tha ai.

Smith u shpreh po ashtu se, partitë politike duhet të shikojnë kandidatët e tyre, nëse janë sipas ligjit dhe janë të pastër.

“Kjo është e rëndësishme për votuesit, në cilëndo demokraci. Strategjia e presidentit Biden për luftën kundër korrupsionit vë në pah rrezikun që përbën korrupsioni për shoqërinë.

Ju e keni autoritetin dhe përgjegjësinë për të vazhduar përmirësimin e proceseve zgjedhore të Shqipërisë dhe për ta mbajtur Shqipërinë në këtë shteg mbresëlënës demokracie”, deklaroi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit