Së paku 10 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën të enjten në mëngjes, pasi një sulmues vetëvrasës me bombë i veshur me uniform të policisë hodhi veten ne erë jashtë akademisë policore në kryeqytetin somalez, Mogadishu, raportuan mediat lokale.
Sulmuesi vetëvrasës u infiltrua në pikat e kontrollit të policisë dhe ka shpërthyer veten gjatë një tubimi policor, bëri të ditur Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Somalisë, duke shtuar se të plagosurit ishin dërguar në spital./Rtv islam/