Soreca: BE synon bashkëpunimin me vende si Shqipëria për ta luftuar trafikimin e personave

Mos i humb

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh ditën e sotme se BE është në luftë kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar nga OSBE, në Tiranë, Soreca tha se synimi i BE-së është që trafikimi i qënieve njerëzore është kthyer në një rrezik të madh në botë.

“Qasja e Bashkimit Evropian është në përputhje me atë të OSBE dhe ne besojmë se do të arrijmë sukses vetëm nëse punojmë ngushtësisht me njëri-tjetrin.

Më lejoni të falënderoj OSBE-në që këtë çështje vitet e fundit e kanë bërë prioritetet. Ne kemi një strategji si BE për të luftuar këtë fenomen.

Kjo është një strategji e cila tashmë po shtrihet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ne e kërkojmë edhe nga vendet kandidate.

Synimi ynë që trafikimin e qenieve njerëzore nga një krim me rrezik të ulët por me fitim të lartë ta kthejmë në një krim me fitim të ulët por me rrezik të madh.

Strategjia thekson gjithashtu edhe nevojën e bashkëpunimit me vendet jo anëtare, siç është edhe Shqipëria.

Sigurisht që qasja në drejtësi është shumë e rëndësishme”, tha ndër të tjera Soreca.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit