Soreca: Të marrin fund sulmet dhe baltosja ndaj gazetarëve

Mos i humb

Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka kushtuar rëndësi edhe një pike të progres-raportit të Komisionit Europian, atë që ka të bëjë me lirinë e medias në vendin tonë.

Gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Rama, Soreca u shpreh se fushata e baltosjeve dhe sulnet verbale ndaj gazetarëve duhet të marrin fund.

“Më lejoni që të flas për një çështje për të cilën ka shqetësime dhe e cila duhet shprehur, dhe këtu një prej këtyre fushave është liria e fjalës, e të shprehur. Kjo atmosferë e sulmeve verbale dhe fushata baltosjeje, këto veprime frikësimi kundër gazetarëve nuk duhet të vijojnë dhe më shumë duhet bërë për të patur rregullatorin e medias. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet, dhe Parlamenti e Qeveria duhet që të angazhohen për të siguruar ndryshime për ligjin e medias.

Një fushë tjetër është edhe ajo që ka të bëjë me pakicat dhe procesi i regjistrimit të pronave, shpronësimi ose kompensimi duhet të avancojë”, u shpreh ambasadori i BE, Soreca

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit