Kanë kaluar 21 vjet që nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.
Pikërisht, sot më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të mëdha policore serbe, të cilat ishin marrë drejtimin për tek Kulla e Jasharëve, për ta sulmuar atë.
Atë natë, Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, por rezistencë sulmit i bënë Hamza dhe Shabani, bashkë me anëtarët e tjerë.
Kujtojmë se sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998.
Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, vdiqën 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.