Sot dy vite nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, 51 qytetarë u shuan nën rrënoja

Mos i humb

Sot 2 vitë më parë Shqipëria do të goditej nga një tërmet i fortë 6.4 ballë që do tu merrte jetën 51 personave e shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Tërmeti që u shoqërua me qindra lëkundje të tjera shkatërroi banesa, pallate e shumë qytetarë nga Durrësi dhe Thumana shuan pasi mbetën nën rrënoja. Fëmijë që nga mosha 2 vjeç, të rinj e të moshuar ishin mes personave që nuk mundën t’ia dilnin.

Të gjithë qytetarët në panik lanë shtëpitë e tyre teksa lëkundjet e tokës nuk pushonin për ditë më rradhë.

Mes viktimave të asaj ditë tragjikë janë familja Lala në Durrës, Cara në Thumanë apo edhe Reçi po në Durrës.

Pasojat u ndjenë në shumë bashki; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë. Dëmet më të mëdha u regjistruan në Kodër-Thumanë, ku u shemb një pallat 5 katësh, ndërkohë që dëme të mëdha përjetoi edhe Laçi.

E teksa shqiptarët kujtojnë viktimat dhe ankthin e asaj nate, dy vite pas tërmetit shumë familje të prekura presin të hyjnë në shtëpitë e reja.

Kryeministri Edi Rama kujtoi mëngjesin e sotëm tërmetin tragjjik, duke e cilësuar si një nga fatkeqësitë më të mëdha të vendit. Kryeministri shton se mbetet mirënjohës për të gjithë ato shtete që u solidarizuan me të goditurit nga fatkeqësia, dhe premton se do të vijojnë të punojnë për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë.

Kush ishin viktimat e tërmetit tragjik

Sahadete Lala, 79 vjeç

Ilir Lala, 52 vjeç

Marjeta Lala, 31 vjeç

Griselda Lala, 19 vjeç

Amelia Lala, 9 vjeçe

Emilio Lala, 6 vjeç

Dionis Lala, 2 vjeç

Dionisa Lala, 2 vjeç

Fatmira Cara, 53 vjeç

Hasan Cara, 18 vjeç

Anthi Cara, 72 vjeç

Almir Cara, 29 vjeç

Stela Zvergeci, 21 vjeçe

Erisa Cara, 28 vjeçe

Eduard Reci, 54 vjeç

Dolora Reci, 49 vjeç

Kristi Reci, 25 vjeç

Klaus Reci, 21 vjeç

Klement Çupi, 37 vjeç

Hajredin Çupi, 66 vjeç

Lutfie Çupi

Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

Isah Abazi, 29 vjeç

Shemsedin Abazi, 32 vjeç

Esiela Karanxha, 8 vjeçe

Diena Karanxha

Eviola Broshka, 28 vjeçe

Saimir Greku, 31 vjeç

Pëllumb Greku, 57 vjeç

Çelike Greku

Hajrie Vata, 65 vjeçe,

Rolejdi Vata, 7 vjeç

Drita Cakoni, 15 vjeç

Kastriot Cakoni, 58 vjeç

Kristian Preçi, 26 vjeç

Ersid Hoxholli , 32 vjeç

Aderina Kadili

Sadik Qato, 85 vjeç

Rozeta Mecja, 59 vjeç

Sotiraq Misha , 49 vjeç

Nafije Rexhepi

Flatar Zenelaj, 64 vjeç

Xhuljeta Gjana, 60 vjeç

Bukurie Leka, 80 vjeç

Fatmira Cuka, 44 vjeç

Sardi Cuka, 19 vjeç

Selvie Lala, 77 vjeç

Arjela Lala, 4 vjeç

Bukurie Leka

Diestela Steneci

Xhesika Biqiku, 20 vjeç

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit