Sot hapen baret, restorantet e pishinat në ambiente të mbyllura

Mos i humb

Prej ditës së sotme do të hapen baret, restorantet si dhe pishinat në ambiente të mbyllura sipas protokolleve të detajuara të sigurisë të hartuara nga autoritetet shëndetësore. Ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur klubet e natës, pub-et si dhe diskot.

Baret dhe restorantet do duhet të rihapen me tavolina me nga dy metra distancë, ndërsa asnjë punonjës me temperaturë mbi 37.5 nuk do lejohet të qëndrojë në punë.

Administratori i lokalit dhe restorantit çdo ditë duhet të bëjë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të punonjësve për simptomat e Covid-19 dhe nëse ka dyshime lajmërohet 127 dhe largohen nga puna. Punonjësi përpara se të paraqitet për të marrë detyrën duhet të deklarojë nëse ka pasur kontakt me persona, të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar me Covid.

Ndërkohë një protokoll strikt do të zbatohet edhe për pishinat në ambiente të mbyllura. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit