Sot heshtje zgjedhore, nesër votohet për drejtuesit e rinj të Bashkive

Mos i humb

Kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore për të gjitha subjektet politike pas një muaji fushatë për zgjedhjet vendor në 61 bashkitë e vendit.

Në total në këto zgjedhje janë 3,650,550 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, sipas listës përfundimtare të zgjedhësve, të gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme.

122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa 1,111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit garojnë në total 23 907 kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë.

Konkretisht në garë për kryetarë bashkie janë regjistruar 144 kandidatë, ndërsa 23 763 kandidatë të tjerë garojnë për këshillat bashkiakë.

Ndërkohë pranë çdo Njësie të Qeverisjes Vendore apo KZAZ-je janë shpallur listat zgjedhore, ku qytetarët mund të verifikojnë emrin në listë dhe Qendrën e Votimit.

Për verifikimin e emrit në listën e zgjedhësve qytetarët mund të kontrollojnë online në faqet zyrtare të Ministrisë së Brendshme apo KQZ-së, si dhe në platformën e-Albania.

Në tre bashki, Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati pritet të dalë pak minuta pas përmbylljes së procesit zgjedhor.

Gjithashtu në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit