Sot i shpëtoi policisë/ Kush është Bujar Sefa, i dënuar në Itali për drogë

Mos i humb

Policia e Krujës gjatë një operacioni policor sekuestroi 145 kg kanabis ndërsa u arrestua kryeplaku i fshatit Nojë. Ndërkohë është shpallur në kërkim një person, që u identifikua si Bujar Sefa (Xaka).

Sefa është një emër i njohur për drejtësinë italiane pasi është dënuar në Itali, me 12 vjet e 9 muaj dhe i janë konfirskuar një pasuri me vlerë deri në 346 mijë euro.

Sipas akuzës, ai ishte drejtuesi dhe organizatori i një grupi trafikantësh dhe tregtarësh të drogës në Itali. Në bashkëpunim me vëllezërit e tij, Sefa organizonte punën dhe shpërndante drogë nga Holanda në Itali.

Edhe 2 vëllezërit e tij janë të dënuar për drogë ndërsa vëllai i tij tjetër, Hajdar Sefa, është arrestuar si pjesë e bandës së grabitësve ‘Babagjyshat’.

NJOFTIMi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Noja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Durrës dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-së. Sekuestrohet një sasi prej 145 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit Nojë, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër. Strukturat e DVP Durrës dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-së, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, mirorganizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Noja”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-H. M., 66 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë, me detyrë kryeplak i fshatit Nojë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. S.(X)., 34 vjeç, banues në Nojë, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 145 kg lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje, si dhe municion luftarak.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit