Sot mbahet samiti i krerëve të Egjiptit, Irakut dhe Jordanisë

Mos i humb

Ministrat e Jashtëm dhe shefat e inteligjencës së Egjiptit, Irakut dhe Jordanisë të shtunën në Kajro mbajtën një takim para takimit trepalësh të krerëve të këtyre vendeve.

Siç njofton Ministria e Jashtme e Egjiptit në takim është biseduar për përgatitjet para samitit të sotëm të presidentit egjiptian Abdel-Fattah El-Sisi, kryeministrit të Irakut Adel Abdula Mahdi dhe mbretit të Jordanisë Abdullahu II.

Samiti ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve rreth temave rajonale dhe çështjet që kërcënojnë sigurinë e këtyre vendeve.

Në takimin e së shtunës morën pjesë ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, shefi i inteligjencës Abbas Kamel, ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, shefi i inteligjencës Adnan Al-Jundi, ministri i Jashtëm i Irakut Mohamad Ali Alhakim dhe shefi i inteligjencës Mustafa al-Kazimi.

Pritet që gjatë samitit të diskutohen disa çështje ekonomike, ndër të tjera rreth naftësjellësit Basra-Aqaba dhe rindërtimit të Irakut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit