
Sot qytetarët e Argjnetinës do t’u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit i cili po përballet me një rënie ekonomike.
Sipas sondazheve të fundit të opinionit, kandidati opozitar Alberto Fernandez prin para presidentit aktual Mauricio Macri, i cili ishte në pushtet që nga dhjetori i vitit 2015 dhe njihej si miqësor ndaj biznesit.
Në votimin paraprak në gusht, qe u konsiderua si tregues per zgjedhjet e pergjithshme, Fernandez mposhti Macrin me 16 pikë, gjë që u prit si një befasi nga shumë njerëz në vendin e dytë më të madh të Amerikës Latine.
Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e vendit është vështirësuar për shkak të rritjes së papunësisë, nivelit të inflacionit, kurse varfëria ka arritur kulmin në vitet e fundit.
Në Argjentinë, një kandidat mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në një raund të vetëm me 45 për qind të votave, ose 40 për qind të votave, me 10 pikë të përqindjes para kandidatit të dytë.
Nëse nuk ka fitues të raundit të parë, atëherë kandidatët do të shkojnë në balotazhin e raundit të dytë të caktuar për 24 nëntor.
Rreth 34 milionë votues të regjistruar kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje.


