
Sot në Prishtinë do të mbahet një marsh protestues për një sitetem të drejtësisë të pa korruptuar e pa ndikime politike.
Iniciativa “Protestoj” ka dy kërkesa kryesore për protestën e sotme: shkarkimin e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi dhe vetting në gjyqësor.
Protesta është thirrur pak ditë pasi prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj akuzoi Lumezin dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të drejtësisë për presion.
Blakaj pretendonte se Lumezi kishte tentuar ta frikësoj në rastin Pronto dhe gjithashtu te aktakuza për listat e veteranëve.
Deri më tani thirrja e shoqërisë civile për protestë në ditën e sotme ka marrë një përkrahje mjaft të madhe./Kosova Post/


