Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të zhvillojë sot një takim me demokratët në qytetin e Fierit.
Disa orë para këtij takimi, Berisha ka publikuar pamjet e pritjes së tij me lule nga mbështetësit ditën që erdhi në Kuvend më 10 shtator.
Në këtë video, ish-kryeministri dëgjohet të thotë se të gjithë do të bëhen bashkë për të shpëtuar Partinë Demokratike nga pazaret mes kryedemokratit Lulzim Basha e kryeministrit Edi Rama, që sipas Berishës, janë të ‘flliqura’.
“Nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, nga pazaret e turpshme, pazaret e flliqura të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Partia Demorkatike do të dalë më e fortë se kurrë nga kjo betejë, më e sigurtë, më e fortë.
Rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria,”- dëgjohet të thotë Berisha në videon e publikuar në facebook.


