“Sot u dëshmua se nuk dënohen kriminelët, por deputetët që mbrojtën Republikën”

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media sot ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Themelore për dënimin e deputetëve të kësaj partie për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e cila është dënuar, tha se të gjitha veprimet e tyre në Kuvend kanë qenë të drejta dhe të duhura. Madje ajo tha se njëjtë do të vepronin sot, nesër dhe gjithmonë. Ajo tha se me veprimet e tyre kanë mbrojtur vendin dhe sovranitetin.

Ndërsa deputetja Albulena Haxhiu, e cila po ashtu është dënuar sot për hedhje të gazit në Kuvend, tha se “sot u dëshmua se nuk dënohen kriminelët në Kosovë, por dënohen aktivistët dhe deputetët që mbrojtën Republikën”.

Sipas saj e gjithë kjo aktakuzë dhe vendimi i sotëm janë absurde. Haxhiu tha se ata nuk kanë pasur qëllimin kriminal. Ajo tha se qëllimi ishte që t’i shpallin fajtor, t’i frikësojnë qytetarët dhe deputetët që duan ta kundërshtojnë ndonjë vendim të Qeverisë.

Haxhiu shtoi se e rëndësishme për ta është që ato dy projekte për të cilat janë dënuar nuk do të rikthehen më, siç është demarkacioni dhe asociacioni i komunave serbe. Ajo tha se me dënimin me kusht nuk do ta humbin mandatin as kandidimin në zgjedhjet e ardhshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit