Spahia: Taksa të ulta për biznesin

Mos i humb

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, ka zhvilluar sot një takim me bizneset e rajonit 3 në Shkodër.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia theksoi se, bashkia do të mbështesë biznesin duke ndjekur politikën e taksave të ulta.

“Nga takimet me banorët dhe bizneset e rajonit nr.3, pata kënaqësinë të ndaja një pjesë të programit tonë për 4-vjeçarin në vazhdim”, theksoi Spahia.

Ai premtoi, “më shumë investime në infrastrukturë dhe përmirësim të shërbimeve”.

“Biznesi do të ketë mbështetjen maksimale duke ndjekur politikën e taksave të ulëta. “Bashkë Fitojmë” dhe i japim Shkodrës zhvillim e progres”, u shpreh Spahia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit