
Publicisti nga Mitrovica Nexhmedin Spahiu ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka pyetur: “Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit?” Më pas ai ka treguar që ditëlindja e vërtetë e Adem Jasharit është 10 tetori i vitit 1955 dhe jo 28 nëntori siç festohet gjerësisht mes shoqërisë sonë.
Spahiu pretedon që ky mashtrim ka ndodhur nga gazetat pas vitit 1998, vit në të cilin ndodhi vrasja e shumë anëtarëve të familjes Jashari.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!
Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu,shkruan periskopi. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskripullt.


