Spaho: U provua që Presidenti ka respektuar Kushtetutën

Mos i humb

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho përmes një deklarate publike ka reaguar në lidhje me heqjen dorë të Kuvendit nga shkarkim i Presidentit Ilir Meta. Ai theksoi se u provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikë për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisë kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

Mes të tjerash demokrati pohon se votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë.

DEKLARATA E SPAHOS
Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.
U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.
Votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit