SPAK çon në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjen dhe 5 të arrestuarve për vrasjen e Nezar e Gentian Beqirit

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dorëzuar në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjen dhe 5 të pandehurve të tjerë për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqirit më vitin 2012, ndërsa hetimet në kuadër të të njëjtës dosje kanë vazhduar në sekret edhe për vrasjen e djalit tjetër të familjes Beqiri, Sajmir Beqirit.

Ky i fundit është vrarë mëngjesin e 11 prillit 2016, pak muaj pas masakrës së Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe të plagosur 8 persona. Mes të vrarëve në këtë ngjarje, vëllai i Ardian Çapjes, Agron Çapja dhe nipi i tij, Ardit Sinakllori. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe Florenc Çapja.

Nga hetimet e deritanishme, edhe vrasja e Sajmir Beqirit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes mes dy familjeve, por nuk dihet ende nëse ka prova materiale që implikojnë Çapjat.

Gjithashtu, në këtë dosje është duke u hetuar edhe një rast i trafikut të lëndëve narkotike prej 260 kilogramë kanabis, ku nga përgjimet ka dalë emri i një personi tashmë të shpallur në kërkim për një dosje tjetër të trafikut të kokainës.

Ardian Çapja dhe tre persona të tjerë të përshirë mbahen në burg, dhe i vetmi që është i lirë është Florenc Çapja, i cili momentalisht ndodhet në Dubai, shtet me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi, çka e bën të paqartë situatën ligjore të tij, nëse i është pranuar kërkesa për azil politik apo mbahet i ndaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit