SPAK kërkoi ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore

Mos i humb

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër në orën 11:00 seancën ku do të vendoset ashpërsimi i masës së sigurisë ose jo për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Raportohet se shkak është bërë kërkesa e mbrojtjes së ish-kryeministrit Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj në procesin në ngarkim të Berishës.

Referuar të njëjtave burime, avokatët e Berishës kanë dorëzuar provat që sipas tyre faktojnë faktin e shkarkimit të gjyqtares Irena Gjoka në Shkurt të 1996-ës nga KLD, ku kryetar ishte Sali Berisha.

Gjithashtu, avokatët mbrojtës të Berishës kërkuan kohë që të njihen me provat që SPAK realtoi në seancën në lidhje me thyerjen e masës së sigurisë dhe refuzimin e Berishës për të marrë njoftimet e gjykatës.

Mësohet se SPAK ka kërkuar masësn e sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.

Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit