SPAK zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë, 6 muaj për mjekun Edvin Prifti

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur të zgjasë me një muaj hetimet për ish-gjyqtaren e Krujes, Enkeleida Hoxha, dhe të arrestuarit e tjerë.

“Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim ENkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, SPAK ka vendosur të zgjasë me 6 muaj hetimet për mjekun e arrestuar të QSUT, Edvin Prifti, si pjesë e arrestimeve në Gjykatën e Krujës, nën akuzën e korrupsionit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit