Spanjë, mijëra motoçiklistë protestojnë në Madrid

Mos i humb

Mijëra motoçiklistë dolën në rrugë me motoçikletat e tyre në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, duke protestuar për mbrojtjen e përdorimit të motoçikletave në transportin urban dhe zgjerimin e të drejtave të tyre.

Në protestën e organizuar me thirrjen e Shoqatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Motoçiklistëve morën pjesë mijëra motoçiklistë të cilët pasi kanë qarkulluar në qendër të Madridit, kanë bërë thirrje për nxitjen e përdorimit të motoçikletave në qytetet kryesore të Spanjës.

Krahas kërkesave prej 11 pikave, motoçiklistët kërkuan rritjen e masave dixhitale të sigurisë për të zvogëluar aksidentet e trafikut, shtimin e shenjave paralajmëruese të trafikut, si dhe ngritjen e një bordi punues të posaçëm teknik për zonat e reja të parkimit dhe sigurinë e trafikut.

Bashkitë e mëdha si Madridi dhe Barcelona në kontekstin e ndotjes së ajrit po marrin vendime të reja veçanërisht në kufizimin e automjeteve me benzinë dhe naftë si dhe nxitin përdorimin e automjeteve elektronike në trafikun urban.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit