Spanjë, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 10.935

Mos i humb

Numri i personave që humbën jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Spanjë është rritur në 10.935, me 932 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara po ashtu u rrit në 117.719, me 7.472 raste të regjistruara vetëm në 24 orët e fundit. Sipas këtyre shifrave, sa i përket rasteve të konfirmuara Spanja kaloi Italinë, e cila ka regjistruar gjithsej 115.716 raste.

Dje, në Spanjë numri i personave që humbën jetën nga koronavirusi ishte 950.

Aktualisht në vend janë 56.637 persona që ndodhen nën trajtim mjekësor nëpër spitale, prej të cilëve 6.416 nën kujdes intensiv, ndërkohë numri i pacientëve që janë shëruar ka arritur në 30.513.

Sa i përket numri të pacientëve të shëruar, Spanja renditet e dyta pas Kinës, vend ku deri më tani janë shëruar gjithsej 76.791.

Bazuar në të dhënat e autoriteteve shëndetësore të vendit, rajoni më i prekur nga koronavirusi mbetet Komuniteti i Madridit, ku numri i vdekjeve ka arritur në 4.483.

Nga ana tjetër, pritet që Spanja të zgjasë për herë të dytë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila është në fuqi që nga 14 marsi në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin dhe bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA ka vrarë mbi 53 mijë njerëz, ndërkohë mbi 212 mijë të tjerë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit