Spanjë, shembet tavani në një klub nate, 26 të plagosur

Mos i humb

Të paktën 26 persona u plagosën pasi u shemb tavani në një klub nate në kryeqytetin e Spanjës Madrid, njoftojnë autoritetet spanjolle.

Njëmbëdhjetë personat e plagosur u transportuan në spital me lëndime të lehta ndërsa të tjerëve ndihma mjekësore iu dha në vendngjarje, thonë nga shërbimi emergjent.

Bëhet e ditur se një pjesë e tavanit prej 16 metrash katrorë u shemb ndërsa njerëzit argëtoheshin në klubin e natës në jug të Madridit.

Një incident i ngjashëm ndodhi nëntorin e vitit të kaluar, kur një podium vallëzimi u shemb në një klub nate në Tenerife të Spanjës, me ç’rast u plagosën 22 persona./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit