Spanjë, vazhdon rënia e bilancit ditor të të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Spanja në 24 orët e fundit ka regjistruar 48 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 27.940.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri ditor i viktimave ka rënë ndjeshëm nga 95 sa ishte dje, ndërsa tashë të pestën ditë radhazi, vendi regjistron më pak se 100 të vdekur.

Shifra e sotme prej 48 viktimash është më e ulëta që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme më 14 mars.

Megjithatë, në përditësimin e sotëm nuk janë përfshirë viktimat dhe rastet në rajonin autonom të Katalonjës, për shkak të “një problemi në lidhje me verifikimin e të dhënave”.

Nga ana tjetër, numri i të infektuarve në Spanjë ka arritur në 233.037, me 344 raste të reja në 24 orët e kaluara.

Në Madrid, pjesën më të prekur të Spanjës, janë konfirmuar 19 viktima dhe kryeqyteti aktualisht numëron gjithsej 8.931 të vdekur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit