Speca të Pjekur me Salcë Kosi

Mos i humb

Duke qenë se në këtë periudhë specat e kuq janë të stinës, ju nuk duhet ta humbisni përgatitjen e kësaj recete.

Mjaftojnë vetëm 30 minuta dhe ju do të keni përgatitur një sallatë të shëndetshme dhe plot vlera për organizmin.

E freskët dhe me shije të veçantë ajo është perfekte për një darkë të lehtë.

AgroWeb.org ju tregon hapat që duhet të dini në mënyrë që të përvetësoni përgatitjen e sallatës me speca dhe salcë kosi.

Përbërësit

(në varësi të personave mjafton që të shtoni sasinë e përbërësve)

  • 4-5 speca të kuq të trashë
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200 g salcë kosi
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë

Përgatitja

Në një tavë shtroni një letër pjekjeje dhe vendosni aty specat dhe futini për t’i pjekur në furrë me 180-200 gradë.

Sigurohuni që t’i ktheni nga të dyja anët që të piqen plotësisht.

Pasi t’i keni pjekur largojini nga furra dhe vendosini në një pjatë dhe mbulojeni me kapakun e një tenxhereje ose me një pjatë tjetër.

Ndërkohë merrni salcën e kosit, të cilën mund ta përgatisni dhe vetë duke kulluar gjatë natës në një këllëf jastëku kos natyral.

Salcën e kosit bashkojeni me majdanozin që e keni qëruar dhe larë me ujë të bollshëm mëparë dhe hidhini kripë dhe hudhër ne shtypur

Lëreni mënjanë salcën që të marinohet me majdanozin në frigorifer.

Nëse dëshironi një shije më të fortë mund ta përgatisni salcën e kosit që në darkë dhe ta ruani për të nesërmen në frigorifer.

Kështu aroma dhe shija karakteristike e majdanozit do të bashkohet me salcën kremoze të kosit dhe rezultati do të jetë mbresëlënës.

E ndërsa hudhra do të japë aromën e saj të fortë dhe karakteristike. Por nëse e keni problem aromën, mund edhe të mos e përdorni.

Gjatë kohës që keni përgatitur salcën e kosit, specat janë ftohur mjaftueshëm sa për t’i qëruar.

Hiquni lëkurën dhe më pas farat dhe vendosini në një pjatë të thellë.

Mund t’i prisni në shirita ose t’i lini të plotë sipas dëshirës.

Hidhni vajin e ullirit dhe pak kripë e më pas shtoni me lugë salcën e kosit.

Në fund spërkateni përsëri me pak vaj ulliri dhe mund ta shijoni këtë sallatë plot shije dhe të shëndetshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit