Specialja konfirmon vizitën e ish-presidentit Thaçi në Kosovë

Mos i humb

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi la per disa orë qelinë e paraburgimit në Hagë për t’u kthyer në Kosovë. Autoritetet e lejuan ish-presidentin të kthehet për të vizituar babanë e tij të moshuar, gjendja shëndetësore e të cilit është rënduar dhe po merr trajtim në spital.

Gjykata Speciale konfirmoi vizitën e Thaçit në Kosovë, duke sqaruar se leja iu dha për “arsye bindëse humanitare”.

Një leje e tillë, ish-presidentit i ishte aprovuar edhe në Maj të këtij viti, kur vizitoi nënën e tij, e cila kishte probleme shëndetësore.

Thaçi ndodhet në paraburgim që nga Nëntori 2020. Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit