Spiegel: Rama dyshohet se qëndron në pushtet me ndihmën e krimit

Mos i humb

Revista më e madhe në Europë, prestigjiozja gjermane Spiegel shkruan se vetoja e Francës ka bllokuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Revista thekson se që tani drejtuesit e lartë në BE kanë nisur të flasin për një gabim historik. Vendimi ka qenë veçanërisht i hidhur për Maqedoninë e Veriut, shkruan revista. Por kur bie fjala për Shqipërinë, revista ndan tjetër mendim.

Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reforma në drejtësi dhe shtetin e së drejtës ka ngecur. Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës. Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjen e tij në atlete dhe i admiruar si artist, kultivon një stil gjithmonë e më autoritar në politikën e brendshme. Ndarja e negociatave të pranimit- me një shtyrje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë Veriore- do të ishte një mundësi për BE-në që të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca rezistoi edhe kundër kësaj,” shkruan revista.

Ndarja e negociatave të pranimit – me një zhvendosje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë veriore – do të ishte një mundësi për BE-në të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca zgjodhi të rezistonte në këtë mënyrë. Kështu, BE-ja ka ndërprerë një mundësi, duke ndikuar me qetësi dhe stimulim në Ballkanin Perëndimor. Prishja e tabusë politike dhe rregullat e ligjit tani mund të bëhen gjithnjë e më shumë normative..

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit