Një debat i ashpër u zhvillua në parlament mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetit të PD-së Asllan Dogjani.
Dogjani u ndal tek ngjarja e rëndë në Gjirokastër, duke thënë se një 17-vjeçare u vetëvra për shkak të fajit të shtetit, pasi bullizohej, se nuk kishte mundësi të blinte një fustan si shoqet e saj.
Ai më tej tha se “vetë bashkëpunëtori i Ramës ka thënë se kryeministri sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit”.
Spiropali i tha Dogjanit se nuk mund të përdorte fyerje në foltoren e Kuvendit. Ndërsa, Dogjani iu kthye se duhet të mos fliste ditën e sotme.
Rama e ka kthyer Ministrinë e Brendshme në një vegël për pushtetin e tij. Si mund të mbani përgjegjësi, kur keni kryeministër që jeton si monark. Kemi kryeministër që sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit, e ka thënë zv ministri, sepse dukshëm nuk është mirë nga koka.
Elisa Spiropali: Përfundo fjalën. Mos guxoni të flisni mbi fyerje e shpifje.
Asllan Dogjani: Mbylle ti gojën. Po them atë që kanë thënë bashkëpunëtorët tuaj.
Elisa Spriopali: Është e papranueshme që të fyeni zyrtarë të lartë, kryeministrin, ministra apo deputetë.