Spiropali: Shkodra, në një nivel të ri zhvillimi turistik dhe ekonomik

Mos i humb

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht drejtuese politike e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës,  falënderoi sot votuesit e këtij qarku për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Socialiste.

Në një prononcim për mediet nga selia e PS-së, Spiropali prezantoi kandidatët fitues në zgjedhjet vendore të 14 majit, Benet Becin në Shkodër, Tonin Marinaj në Malësinë e Madhe dhe Kristian Shkrelin në Vaun e Dejës.

Spiropali vlerësoi fushatën shumë të bukur, shumë energjike dhe shumë njerëzore të takimeve me të gjitha komunitetet nga Vermoshi në Velipojë, nga Dukagjini në Fushë-Arrëz.

“Në të gjithë qarkun është bërë një fushatë e cila më ka lënë mbresa fort si drejtuese politike e qarkut Shkodër. Ka qenë nder për mua të jem drejtuese e këtij qarku në këtë fushatë kaq intensive, por edhe kaq të bukur që na ka prodhuar një kryetar të ri bashkie për Shkodrën, Benet Beci, Kristian Shkrelin në Vaun e Dejës dhe Tonin Marinaj në Malësi të Madhe”, tha ajo.

Spiropali u shpreh se, “i kemi takuar pothuajse të gjitha komunitetet dhe jemi shumë mirënjohës për të gjithë aktivistët që na janë bashkuar në fushatë, por edhe ata, nga forca të tjera politike apo të paangazhuar”.

Sipas saj, qëllimi madhor është të vazhdojmë përpara në të gjithë qarkun e Shkodrës.

“Në Shkodër është bërë një fushatë që tejkalon çdo pritshmëri me një qasje të re ndaj bashkisë së Shkodrës, e cila, jo siç thonë disa shumë mendjengushtësisht ‘ka rënë’, por në fakt Shkodra është ngritur dhe Shkodra do të ngrihet në një nivel të ri zhvillimi turistik dhe ekonomik. Falënderojmë çdo votues pavarësisht për kë ka votuar, nga Dukagjini në Velipojë. Do t’i shërbejmë të gjithëve pa dallim. Jam e sigurt se Beneti do ta mbajë premtimin për ta bërë Shkodrën kryeqendrën e veriut, portën e Shqipërisë nga Evropa dhe një perlë në rajon”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit