Spitalit Covid i ikën energjia elektrike nga përmbytjet në Meksikë, humbin jetën pacientë në oksigjeno-terapi

Mos i humb

Sasia e madhe e reshjeve të rëna në orët e fundit në Meksiko ka shkaktuar përmbytje në komunat Ecatepec dhe Nezahualcóyotl. Pamjet e publikuara në media tregojnë sesi rrjedha e furishme e ujit kthen rrugën në lumë dhe merr përpara çdo gjë.


Mediat lokale, duke cituar drejtuesin e Mbrojtjes Civile në Ecatepec raportojnë për të paktën një person të zhdukur. Nga ana tjetër, të paktën 17 pacientë kanë ndërruar jetë pasi një nga spitalet e shtetit Hidalgo u përmbyt.

Sipas raportimeve, lumi doli nga shtrati dhe për pasojë u ndërpre edhe energjia elektrike ne qytetin e Tula-s. Disa prej viktimave ishin pacientë me koronavirus që po trajtoheshin me oksigjeno-terapi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit